Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në Shëngjin. Mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një mase elektrike tek pajisjet frigoroferike.
Lokali ndodhet në pronësi të shtetasit, E.B., 35 vjeç banues në fshatin Manati.
NJOFTIMI
Më datë 31.08.2021, rreth orës 03:50, në Shëngjin, Lezhë, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit E.B.,35 vjeç, banues në fshatin Manati, Lezhë duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një masë elektrike tek pajisjet frigoriferike.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.