“Bëhet për zhurmë”, Ibrahimaj i shmanget pyetjes për McGonigal: Media e ka mbuluar siç ka ditur

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delinda Ibrahimaj ka reaguar në lidhje me çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj nuk është përgjigjur nëse ka dijeni që qeveria shqiptare të ketë paguar ish-zyrtarin, pasi iu vu në dukje  se ish agjenti i CIA-s David Carrol ka thënë se kjo gjë ka ndodhur. qeveria ka paguar McGonigal dhe se nëse kanë qenë në dijeni të këtyre pagesave.

“Këto në fakt nuk janë pyetje për mua. Bëhen për të bërë zhurmë. Janë çështje të cilat mediat i kanë mbuluar siç kanë ditur dhe do të presim të gjitha procedurat do të bëhen me dije”, tha ministrja. /albeu.com


Shtuar 1.02.2023 14:00