Begaj vizitë zyrtare në Urdhrin Sovran të Maltës

Presidenti Bajram Begaj, u nis sot për një vizitë zyrtare në Urdhrin Sovran të Maltës.

Kryetari i Shtetit do të pritet në një ceremoni të veçantë në Vilën Magjistrale nga John Dunlap, Princ dhe Mjeshtër i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës.

Ata do të zhvillojnë një takim të përbashkët, ndërsa është parashikuar dhe një vizitë në kishën e Vilës Magjistrale./albeu.com


Shtuar 18.04.2024 16:25