Begaj takohet me presidentin gjerman: Steinmeier mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim kokë më kokë në Berlin me Presidentin e RFGJ-së Frank-Walter Steinmeier.

Begaj u shpreh se me Steineir, kanë patur diskutime për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe integrimin e Shqipërisë në BE

Kreu i shtetit i ka shprehur falenderime Presidentit Steinmeier, për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit mes dy vendeve

“Takimi, tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer politik dhe i vëmendjes së vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Shqipërisë. Mora garanci për mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE

Gjermani jep mbështetje për avancimin e reformave në Shqipëri dhe zhvillimin e vendit dhe roli i saj në Ballkanin Perëndimor është i pazëvendësueshëm përballë sfidave që komprometojnë të ardhmen Euroatlantike”, tha Begaj.

Ndër të tjera, presidenti u shpreh se; “duhet bashkëpunim i ngushtë rajonal. E ardhmja evropiane udhërrëfyes për begatinë e rajonit”.


Shtuar 19.06.2024 11:10