Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një takim me përfaqësuesit e angazhuar në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Begaj u shpreh se zgjedhjet duhet të përbushin standarded dhe se procesi duhet të jetë i drejtë dhe i paanshëm.
E kam shumë të rëndësishëm këtë takim me ju sot, pasi sigurimi i standardeve zgjedhore, jep garanci për një pushtet i cili përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Një proces i drejtë, i paanshëm, është detyrim thelbësor ndaj vendit.”, tha presidenti.
Gjithashtu u kërkoi partive politike, të respektojnë kundërshtarin.
“Mos e konsideroni konkurrimin si mundësi për denigrimin e njerëi tjetrt, por të angazhohen në garë me ide inovative. Etika e garës dhe komunikimit duhet të rrezatojë sjellje, qytetari dhe respekt. Argument dhe jo sharje, respekt dhe jo armiqësi ndaj njëri tjetrit. Kjo është fryma me të cilën duhet të zhvillohet një debat publik”, tha Begaj, ndërsa theksoi se zgjedhjet janë të qytetarëve, jo të partive politike.
Sipas kreut të shtetit “Partitë politike duhet të japin ofertë sa më të qartë dhe transparente. Eksperiencat e mëparshme na kanë përballur me forma të paligjshme pjesë e procesit zgjedhor. Fenomenet e shit blerjes së votës, keqpërdorimit të burimeve financiare, financimet e paligjshme, prishja apo manipulimi i procesit zgjedhor janë të patolerueshme. Policia duhet të reagojë përballë çdo fenomeni që cenon procesin zgjedhor”./albeu.com