Begaj niset drejt Sllovenisë, takim me Liderët e Procesit të Brdo-Brijunit

Presidenti Republikës SH.T.Z Bajram Begaj është nisur për një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë. Begaj do të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, në Lubjanë.

Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi i Liderëve zhvillohet në një moment kyç për paqen dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Takimi do të fokusohet në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj takime dypalëshe me homologët e vendeve të tjera në Procesin e Brdo-Brijunit.