Presidenti Begaj nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e pritjes së ish-presidentin amerikan Bill Clinton e cila do të zhvillohet në orën 19:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë.
Mësohet se ai do të mungojë në ceremoni për arsye shëndetësore.
Më herët presidenti Bajram Begaj i ka uruar mirëseardhjen ish-presidentit Clinton me anë të një postimi në Facebook.
Begaj thekson se Shqipëria dhe shqiptarët do t’i jenë përjetë mirënjohës për gjithçka që ka bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën.
Më tej Begaj thekson se vendimmarrja dhe lidershipi në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës e ka vendosur Clinton në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë.
“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën. Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra!”, shkruan Begaj./Albeu.com/