Begaj dhe Balla vizitë në shtëpinë e të moshuarve në Fier

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla, kanë vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Fier, ku uruan festat e fundvitit dhe drekuan së bashku me të moshuarit.

Ministri Balla, u shpreh se është një kujtim i bukur, që kreu  i shtetit zgjodhi të shkojë në Fier, si dhe falënderoi stafin e Qendrës për shërbimet e ofruara, për të moshuarit.

Tryeza që na mblodhi Presidenti sot, na ka bërë bashkë, mazhorancë, opozitë, pushtet vendor dhe në fakt ky është roli i Presidentit, që edhe pse kemi ndasi ky institucion na bën bashkë”, tha Balla.

Presidenti Begaj në fjalën e tij, tha se festat ndahen me njerëzit dhe duke qenë bashkë, shprehen dëshirat për një vit të ri më të mirë e të begatë.


Shtuar 23.12.2023 15:45