Begaj dekreton ndryshimet e fundit në qeveri

Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, pas administrimit të propozimeve të Kryeministrit dhe shqyrtimit të tyre, ka dekretuar shkarkimin e z. Arben Ahmetaj nga detyra si Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.

Presidenti i Republikës, ka pranuar propozimin duke dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Dhuka si ministër Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e zonjës Belinda Balluku edhe në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë./albeu.com


Shtuar 26.07.2022 14:01