Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dhënë një mesazh për qytetarët në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin polak, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë dy ditore, Begaj tha se 14 maji është një sfidë për institucionet dhe se zgjedhjet nuk janë të partive politike por të qytetarëve.
Begaj bëri thirrje që të gjithë kandidatët, partitë politike, s’duhet t’i shpërfillin qytetarët.
“Zgjedhjet janë një mundësi ku qytetarët e shprehin vullnetin e tyre përmes votës. Standardi i zgjedhjeve ndikojnë në procesin e integrimit në BE. Janë sistem matës për BE. 14 maj është sfidë për ne dhe institucionet. Zgjedhjet nuk janë të partive politike, por të qytetarëve. Të gjithë kandidatët, partitë politike, s’duhet t’i shpërfillin qytetarët. Siç ndodhi me thirrjen e presidentit, ku retorika duhet të ishte e vetëpërmbajtur, dhe mos të ishte retorikë e panevojshme. Për mua sot, 3 ditë para zgjedhje, është me rëndësi që të bëj thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje. Pjesëmarrja në zgjedhje është e drejtë kushtetuese, detyrim për kombin. Çdo qytetar dhe të ushtrojë të drejtën e votës, pushtetin e votës, për të zgjedhur. Administrata zgjedhore ka rëndësi në këtë proces. Çdo faktor tjetër i rëndësishëm duhet të angazhohet që të realizojë zgjedhje transparente. Ky nuk është kusht që na e vendos BE apo Polonia, Por detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë. Standardi duhet të jetë i përsosur, jo pak më i mirë se zgjedhjet e mëparshme. Nëse retorika e panevojshme vazhdon edhe pas procesit zgjedhor përgjegjësia do të jetë e forcave politike dhe e institucioneve”, tha Begaj./albeu.com/