Befason Spartak Ngjela: Rama nuk e mbajti veten, ishte shumë i trembur nga Basha pasi ky likuidoi Sali Berishën

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se Rama ishte shumë I tensionuar dhe I trembur nga rritja e Lulzim Bashës në prag të zgjedhjeve të 6 marsit.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Ngjela ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Këtë ai e lidh me zhvillimet më të fundit politike në vend.

“Rama mbrëmë në bisedim në Top Channel, nuk e mbajti dot veten: ishte i trembur shumë nga Lulzim Basha. Dhe ka të drejtë të jetë i trembur: rritja e Bashës, si likuidues i Sali Berishës, e ka shqetësuar Ramën se; kjo rritje e vijueshme e Bashës, e sjell gjendjen drejt zgjedhjeve të parakohshme, brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Kjo është ajo që pritet. Le ta shohim situatën ditë pas dite…”, shkruan Ngjela./albeu.com/


Shtuar 28.01.2022 10:38