Befasoi me vendimin e sotëm, Mesila Doda zbulon arsyen e largimit nga PD-ja

Mesila Doda ka refuzuar t’iu bashkuar tre grupeve parlamentare opozitare duke qëndruar kështu e pavarur në Kuvend.

Mesila Doda garoi në listën e mbyllur të Tiranës dhe fitoi mandatin e deputetes ndërsa është shprehur se do të mbrojë kauzat e PDIU.

Ndryshe nga të tjerët që shkuan si deputetë “borxh” për t’u formuar më shumë grupe parlamentare opozitare, Doda nuk ka pranuar.

“Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do të vazhdoj të mbaj kauzat e opozitës dhe të PDIU-së.

Nuk ka një grup të përbashkët opozitar sikurse ishte ne zgjedhje ku do ishte normale te ishim të gjithë pjesë.”-shprehet Doda.


Shtuar 17.09.2025 21:15