Bedër organizon Code Camp Albania, eventin më të madh të softuerit në Shqipëri (FOTO LAJM)

Kolegji Universitar Bedër, më 26 Qershor, organizon për herë të parë Code Camp Albania 2021, organizimi më i madh në vend në fushën e softuerit.

Code Camp Albania 2021 është një program ditor që do të ketë 3 folës kryesorë dhe 20 folës-trajnerë sesionesh, i organizuar në disa hapësira kohore me sesione të njëkohshme. Çdo sesion ka të bëjë me një temë ose aftësi të ndryshme në fushën e softuerit.

Folësit e ftuar nga Kolegji Universitar Bedër janë inxhinierë softuerësh, zhvillues front-end dhe back-end, arkitektë të sistemeve softuer dhe profesionistë të tjerë në shkenca kompjuterike dhe teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, nga vende të ndryshme.

Ky është një program që promovon të mësuarit e aftësive të reja në lidhje me softuerin dhe mundëson krijimin e lidhjeve të reja midis njerëzve të aftë dhe profesionistë në fushën e softuerit në Shqipëri.

Në përvojat ndërkombëtare eventet CODE CAMP mundësojnë promovimin e interesit, aftësimit dhe të punësimit për zhvilluesit e softuerit dhe në të njëjtën kohë është hapësira e duhur për zhvilluesit lokalë të softuerit, studentët, profesionistët dhe dashamirët e zhvillimit të softuerit që të vijnë dhe të mësojnë nga kolegët e tyre.

Pjesëmarrës në këtë event të organizuar nga “Bedër” janë studentë, maturantë, të diplomuar, profesionistë dhe përfaqësues të kompanive në fushën e zhvillimit të softuer, lektorë dhe çdokush tjetër i interesuar për kodimin dhe zhvillimin e softuer. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata dixhitale.

Keynote Speakers:

1️⃣ Prof. Asoc. Florian Coldea (Cybersecurity Expert), Rumani
2️⃣ PhD. Kemal Aydin, (Program Chair, MS IT, BS Information Technology
Lead Faculty, Computing Sciences & Mathematics), Franklin University Ohio, SHBA.
3️⃣ Andi Mullaraj (Senior Software Architect Oracle), San Jose California, SHBA.

Session Speakers, nga:

➡️ Max Planck Institute for Informatics
➡️ Sri International
➡️ Ritech Group of Companies
➡️ CodeCon VR
➡️ Microsoft
➡️ LinkedIn
➡️ ETH Zurich
➡️ Department of Computer Science, Institute of Information Security
➡️ Georgia Tech University
➡️ Facebook
➡️ Oracle

Datë: 26 Qershor 2021
Ora: 10:00-15:00
Vendi: Online
Gjuha: Anglisht

Regjistrohuni me anë të formularit duke klikuar në link:

https://cutt.ly/NnzYwZD


Shtuar 19.06.2021 09:26