Beci: Qytetarët folën dje, nesër nis punën për të mbajtur çdo premtim të dhënë

Shkodra ishte supriza e madhe e zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi për herë të parë në më shumë e 30 vite pluralizëm, bashkia do të drejtohet nga socialistët.

Benet Beci arriti të mposhtë me një rezultat të thellë kandiatin e koliacionit Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia.

Beci u shpreh mjaft i emocionuar pas shpalljes së rezultatit të numurimit të votave, ndërsa theksoi se nga nesër detyra e tij ëjstë tu shërbejë qytetarëve.

Ai tha se qytetarët folën të dielën me votë, dhe se tani është radha e tij të flasë me punë për të mbajtur çdo premim të dhënë.

I jam shumë mirënjohës Shkodrës për besimin. Jam këtu për ta kthyer në punë besimin e tyre. Besimi i tyre është një obligim i yni për secilin qytetar që na ka votuar dhe që nuk na ka votuar. Do të jemi në shërbim të çdo shkodrani e shkodraneje. Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që kemi pasur një fushatë të qetë në Shkodër për të cilën i jam mirënjohës çdo anëtari të PS-së të cilët ndonjëherë as nuk guxonin të mendonin se do të fitonin e kanë qenë mbështetës. I jam mirënjohës çdo demokrati që na kanë parë me besim. Për ne është obligim t’jua kthejmë në punë dhe atyre. Sot jemi para një sfide të jashtëzakonshme për ta bërë atë që premtuam me një mirënjohje të veçantë për kryeministrin Rama. Planet dhe projektet që ne kemi bërë për Shkodrën do të bëhen realitet. Faleminderit të gjithë votuesve e numëruesve dhe ekipit tim, ju jam mirënjohës,” tha Beci.


Shtuar 15.05.2023 19:44