BE zbarkon në Kiev, çfarë udhëzimi u dha Brukseli zyrtarëve të lartë europianë: Kujdes me veshjen

Komisionerë të lartë të Bashkimit Europian ndodhen në Kiev për samitin dyditor me Ukrainën, i pari në një territor lufte.

Mirëpo ndryshe nga ajo që u pa në Kiev, presidenti Zelensky dhe zyrtarët e lartë të veshur me uniforma ushtarake, nga krahu tjetër mbizotëri koti zyrtar me kostume dhe xhaketa.

Bashkimi Evropian u dërgoi përfaqësuesve të tij një dokument të brendshëm me një mesazh të qartë se ekziston një kod veshjeje, shkruan “Politiko”.

BE-ja ka kërkuar që delegacioni i saj të veshë rroba normale biznesi, thënë thjesht, të paraqiten si në Bruksel.

E gjithë kjo do të thotë se Bashkimi Evropian u kërkon përfaqësuesve të tij që të mos shfaqen në Ukrainë me rroba jeshile apo ushtarake, të cilat Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka veshur në fjalime dhe takime publike që nga fillimi i luftës.

Arsyeja e atij dokumenti, në të cilin Politiko kishte akses, është një përpjekje e dukshme për të rezervuar paraqitjen ushtarake për Zelensky dhe delegacionin vendas.

BE-ja ndoshta është e vetëdijshme se ky është një stil i përshtatshëm për ata që luftojnë një pushtim brutal rus, por ndoshta më pak për komisionerët e BE-së.

Zyrtarët e BE-së, natyrisht, kanë gjetur më parë mënyra për të treguar solidaritet me Ukrainën. Gjatë fjalimit vjetor të BE-së për gjendjen e Bashkimit, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbajti një veshje të verdhë dhe blu, njëlloj si ngjyrat e flamurit ukrainas. /albeu.com

 


Shtuar 3.02.2023 15:21