BE ultimatum Kosovës dhe Serbisë, Borrell: Zbatoni këto 3 kërkesa, në të kundërt do të keni pasoja

Bashkimi Europian është treguar i prerë sa i përket krizës në veri të Kosovës, dukevendosur ultimatum për palët që të ulin tensionet.

Shefi i politikës së jashtme të BE, Jose Borrell, ka prezantuar 3 kushtet që Serbia dhe Kosova duhet të zbatojnë menjëherë pë të ulur tensionin në veri.

Zgjedhjet e reja lokale, pjesëmarrja e serbëve në zgejdhje, dhe asosacioni janë 3kritret që BE i ka vendosur Serbisë dhe Kosovës.


Postimi i Borrell:

Kemi 3 kërkesa të qarta:

– Zgjedhjet e reja lokale tani

– sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës

– Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja

Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona.


Shtuar 1.06.2023 22:11