Zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar pas dorëheqjes së kryedemokratit Lulzim Basha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, BE thekson se respekton vendimin e Bashës, duke shtuar se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë.
Postimi i BE:
Ne respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si Kryetar i PD-së. Si çdo demokraci tjetër, #Shqipëria ��� ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë. Ne presim që lidershipi i ri ta luajë këtë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në #BE ������ si qëllim themelor të veprimit të tij, duke nxitur reformat dhe duke mbështetur reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit./albeu.com/