BE nënshkruan partneritete të reja sigurie me Australinë, Islandën dhe Ganën

Bashkimi Evropian pritet të nënshkruajë së shpejti marrëveshje partneriteti në fushën e mbrojtjes me Australia, Islanda dhe Gana. Sipas shefes së politikës së jashtme

BE-së, Kaja Kallas, gjithnjë e më shumë vende po kërkojnë të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë.

Bashkimi Evropian pritet të nënshkruajë në ditët në vijim marrëveshje të reja partneriteti në fushën e mbrojtjes me Australia, Islanda dhe Gana.

Lajmi u bë i ditur nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, gjatë një deklarate në Bruksel.

Sipas Kallas, këto marrëveshje janë pjesë e përpjekjeve të Bashkimit Evropian për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe për t’u përballur me rreziqet në rritje në nivel global.

Ajo theksoi se gjithnjë e më shumë vende po kërkojnë të zgjerojnë partneritetet e tyre strategjike për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe sfidave të reja të sigurisë.

“Ka shumë vende të tjera të interesuara që po trokasin në derën tonë,” deklaroi Kallas, duke lënë të kuptohet se lista e partnerëve të BE-së në këtë fushë mund të zgjerohet edhe më tej.

Një numër gjithnjë e në rritje vendesh në të gjithë globin po kërkojnë të diversifikojnë partneritetet e tyre për të menaxhuar rrezikun e shtuar.

Sipas zyrtarëve evropianë, këto partneritete synojnë të rrisin bashkëpunimin në çështje si siguria, stabiliteti rajonal dhe menaxhimi i krizave, në një kohë kur shumë vende po përpiqen të diversifikojnë aleancat dhe bashkëpunimet e tyre ndërkombëtare.

Australia ndërkohë ka filluar tashmë bisedimet mbi një Partneritet për Sigurinë dhe Mbrojtjennë mesin e vitit 2025 gjatë samitit të G7, ndërsa bashkëpunimi BE-Gana mbështetet në iniciativa të vazhdueshme si iniciativa e mbrojtjes në Gjirin e Guinesë.


Shtuar 9.03.2026 14:36