BE ka miratuar një kredi prej 1 miliard eurosh për Ukrainën. Ky vendim vjen pas një takimi të ministrave të Ekonomisë dhe Financave të BE-së në Bruksel, shkruajnë mediat e huaja.
“BE po rrit mbështetjen e saj financiare për Kievin. Ministrat sapo kanë miratuar një kredi prej 1 miliard eurosh”, shkroi në Twitter nënpresidenti i Komisionit Europian Valdis Dombrovskis.
“Është pjesë e paketës së re të jashtëzakonshme të ndihmës makro-financiare. Ukraina është një ekonomi në luftë. Ajo ka nevojë dëshpërimisht për financim afatshkurtër. BE është atje për të ndihmuar”, tha ai.
BE planifikon të propozojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Parashikohet që paketa të miratohet në javët e ardhshme, sipas Bloomberg, duke cituar burime të njohura,
Nëse miratohet, do të ishte paketa e shtatë e sanksioneve./albeu.com