BE do t’i dërgojë Sirisë 3.5 milionë euro ndihmë

BE ka konfirmuar se do të dërgojë 3.5 milionë euro ndihmë për Sirinë, pas tërmetit tragjik.

Njoftimi vjen pasi Siria kërkoi zyrtarisht ndihmë sipas një skeme të krijuar për të mbështetur vendet e goditura nga fatkeqësitë natyrore duke aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

Blloku ka njoftuar gjithashtu një ndihmë fillestare prej 3 milionë euro për Turqinë, pasi vendi aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE të hënën.

Më herët, korrespondenti i BBC I Brukselit shpjegoi se dërgimi i ekipeve në Siri do të ishte më i ndërlikuar se Turqia, pasi kontrolli në veri është i ndarë midis qeverisë dhe grupeve rebele./albeu.com


Shtuar 8.02.2023 16:40