BE dhe Mbretëria e Bashkuar: Mobilizimi i Rusisë do të thotë se pushtimi i Ukrainës po dështon

Pas takimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork më herët, kryeministrja Liz Truss dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thonë se dënojnë me forcë veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Në një deklaratë ata thonë se pajtohen se mobilizimi në Rusi ishte një “shenjë se pushtimi i Rusisë po dështon”.

“Është një deklaratë dobësie,” thanë ata, duke shtuar se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën “për aq kohë sa të duhet”.

Ato thanë gjithashtu se zhvilluan diskutime mbi marrëdhëniet BE-MB, përfshirë Irlandën e Veriut./albeu.com


Shtuar 21.09.2022 18:36