Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet vetëm 2.2% këtë vit. Projeksioni i janarit është 1.3% më u ulët se ai i qershorit të vitit 2022.
Rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë edhe më e dobët edhe në vitin 2024, ku institucioni financiar ndërkombëtar parashikon një shtesë vetëm 3.4%.
Banka rishikoi me ulje ekonominë në Rajonin e ECA për shkak të luftës në Ukrainë, e cila po zgjat me shumë se projeksionet e fillimit.
Kostot më të mëdha humanitare dhe mjedisore do të fragmentojnë më tej tregtinë ndërkombëtare dhe investimet.
Prodhimi në Rajonin e Europës Qendrore dhe Juglindore dhe ECA mund të tkurret në vitin 2023 nëse kriza energjetikë thellohet dhe shkakton rënie ekonomike në eurozonë.
Që nga qershori 2022 rreziqet e lidhura me ndërprerjet e energjisë të shkaktuara nga lufta dhe bllokimi i importeve nga Rusia janë materializuar dhe kanë përkeqësuar perspektivën e rritjes, veçanërisht për Rusinë dhe eurozonën partneri më i madh tregtar i ECA-s.
Megjithëse BE-ja përmbushi objektivin e saj të ruajtjes së gazit natyror përpara afatit për këtë dimër, por pasiguritë janë të mëdha edhe për dimrin e ardhshëm. Më shumë investime duhen për të diversifikuar burimet e furnizimit.
Fitimet e Rusisë nga eksporti i gazit dhe naftës mund të bien më tej, nëse Europa zgjeron infrastrukturën e furnizimit me gazi natyror. Përfundimi më i hershëm i këtyre projekteve në BE do të reduktonte burimet fiskale të Rusisë, ndërsa pjesa më e madhe e infrastrukturës së gazit në Rusi mund të konsiderohet e vjetëruar.
Në disa vende të Rajonit që kanë borxh publik të lartë, ku bën pjesë edhe Shqipëria, rritja e interesave do të ndikojë negativisht kostot e borxhit.
Në Ballkanin Perëndimor, rritja parashikohet të 2.5% në vitin 2023, pasi BE reformat e anëtarësimit në BE dhe investimet do të zbusin efektet negative të çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimeve.
Megjithatë, ekziston një pasiguri e madhe politike, me rrezik që të krijojnë ngërçe parlamentare dhe të krijojë vonesa në zbatimin e reformave, sidomos në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mali i Zi dhe Maqedoninë e Veriut./monitor/