Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg Kristjan Gjinin i cili akuzohet për ngritjen e një baze armatimesh në Tiranë në korrik të vitit të kaluar. Kristjan
Ndërkohë që sa i përket të akuzuar tjetër Fatjon Murati, gjykata e shpalli të pafajshëm edhe pse prokuroria kishte kërkuar 3 vite burg për armëmbajtje pa leje. Fatjon Murati ndërkohë është në arrati, pasi ka thyer masën ‘arrest shtëpie’.
E akuzuara Franceska Kolgjegja, u dënua 90 për punë në shërbim të publikut. Me vendimin e sotëm, Murataj mbetet në kërkim për largim nga banesa.
Kush është Fation Murati
Fation Murati u arrestua ndërsa ndodhej në makinë me mikun e tij Endrit Dokle në fillim të muajit tetor të vitit të kaluar. Ndërsa një javë më pas pme urdhër të prokurorisë së Tiranës iu sekuestruan katër prona të paluajtshme dhe 3 biznese me vlerë rreth 5 milionë euro, pasi dyshohen se kanë prejardhje kriminale. Gjithshtu organi i akzuzës theksonte se Murati është akuzuar nga autoritetet italiane për disa vepra penale, mes të cilave edhe trafik kokaine.
Organi i akuzës theksoi se hetimi pasuror ndaj Muratajt ka nisur në vitit 2018, kur ai është referuar si i dyshuar për kryerje të aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve jashtë Shqipërisë.
Ndjekje “këmba-këmbës” e Fation Muratit, si ra në gjurmët e policisë ish-anëtari i bandës së Durrësit
Konkretisht më 21 mars 2018 Murataj së bashku me katër persona të tjerë, mes të cilëve disa të arrestuar në Itali, janë denoncuar për se janë marrë fillimisht me vjedhje dhe më pas e kanë zgjeruar aktivitetin në trafikimin e lëndëve narkotike.
Ndaj Fatjon Muratajt, gjykata e Trevizos ka vendosur më 31 tetor 2015 masën për evezion, ndërkohë që një muaj më vonë ka nxjerrë urdhër arresti ndaj tij me akuzat e “Pranimit të mallrave të vjedhura”, “Posedim abuziv të armëve” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Më 26 prill, Gjykata e Venecias ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pjesëmarrjes në krime”; dhe më 26 korrik 2017 në kuadër të procedimit penal të autoriteteve gjyqësore të Padovas, është raportuar për veprën penale të “Trafikimit të kokainës”.
Prokuroria thotë se nga analiza e provave arrin në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme të Fajton Muratajt dhe familjareve të tij dyshohet, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova, se janë produkte të veprave penale ose i veprimtarisë kriminale, në të cilat ka qenë i përshirë, si dhe ka rrezik që të transferohen tek të tretët.
Për këtë arsye prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e sipërfaqes së ndërtimit 120 metra katrorë në zonën kadastrale 8330, dyqanit me sipërfaqe 40 metra katrorë në rrugën “Lord Bajron”, apartament 90.30 m2 në rrugën “Shaban Matraku” dhe ndërtesë 8 katëshe me sipërfaqe 317 m2 katrorë.
Përveç këtyre pronave, Prokuroria ka kërkuar edhe sekuestrimin e tri aktiviteteve tregtare me aktivitet tregti artikujsh ushqimorë, bar kafe dhe lavazh automjetesh.
/AlbEu.com/