Baza e armatimeve në Sukth, dyshohet se i përket “Rrumit të Shijakut”

Baza e armatimeve që u zbulua sot në Sukth dyshohet se i përket grupit kriminal të Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit, i njohur si ‘Rrumi’. Ky i fundit është përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Në bazë janë sekuestruar kallashnikov, granatë, dylbi snajperi, krehër arme dhe mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm. Ndërkohë mësohet se në pranga ka rënë pronari i banesës, Adem Salillari.

2 ditë më parë, Policia e Durrësit zbuloi një tjetër bazë kriminale, nga e cila u sekuestruan 4 kallashnikovë, 20 krehra dhe një sasi e madhe fishekësh.

“Si rezultat i operacioni, në Sukth, u zbulua një bazë, ku mbaheshin armë zjarri, sasi e madhe fishekësh të kalibrave të ndryshme dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat dyshohet se do t’i shërbenin grupeve kriminale.
Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, ndezës granate, 1 palë dylbi snajperi, krehër arme, 1 rrip ushtarak me fishekë dhe mijëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshme. Gjithashtu, gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga pronari i banesës që dyshohet se shërbente si bazë, shtetasi A. S”,njofton Policia e Shtetit

Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si ‘Rrumi i Shijakut’, është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai rezulton i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit si i dyshuar në pengmarrjen e 2 vëllezërve Beqiraj të cilët dyshohet se janë përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale, përfshi edhe mbajtjen nën vëzhgim të Rrumit.

Nga arrestimi i dy vëllezërve Beqiraj dhe dëshmia e tyre janë zbardhur disa atentate. Vëllezërit Beqiraj kishin planifikuar edhe vrasjen e Rrumit të Shijakut. Edhe pse zyrtarisht policia nuk e ka përfshirë në këto atentate të zbardhura rezulton se vrasja e Manecit ishte një atentat i planifikuar për ekzekutimin e Aleksandër Lahos, apo Rrumi i Shijakut. Por nga ky atentat i 18 majit 2021, mbeti i varë vetëm Manecu, pasi në ato momente Aleksandër Laho nuk ishte më të. Maneci dhe Rrumi i Shijakut prej vitesh ishin miq me njëri-tjetrin.

Po ashtu, Rrumi i Shijakut ka qenë i pranishëm edhe në momentin kur i është bërë atentat prokurorit Arian Ndoja në 1 nëntor të vitit 2021. Ata po udhëtonin në një makinë më 1 nëntorit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës. Në këtë atentat Rrumi dhe prokurori u plagosën, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku./albeu.com


Shtuar 11.03.2024 11:23