Bayern kërkon përforcimin e sulmit, “bavarezët” shënjestrojnë sulmuesin e Chelsea

Me goditjet e bëras në këtë merkato janarit, “blutë” e Chelsea mund të konsiderohen pa frikë, si “mbretërit” e transferimeve, të paktën për këtë periudhë kohe. Afrimet e Badiashile, Mudryk, Joao Felix, Fofana e së fundmi Noni Madueke kanë rritur shumë numrin e lojtarëve te londinezët dhe për këtë mendojnë gjigandët e Bayern Munich.

Sipas asaj çka raportojnë mediat gjermane, “bavarezët” po mendojnë për një afrim të ri në sulmi, kjo dhe për faktin se Sadio Mane është i dëmtuar, dhe lojtari i cili preferohet më shumë nga bordi drejtues i të “kuqve” është pikërisht sulmuesi i Chelsea, Kai Havertz.

Ardhja e Mudryk, Felix dhe Madueke duket se kanë vënë shumë në vështirësi pozitat e Havertz, me “bavarezët” që janë të gatshmë të “derdhin” deri në 50 milionë euro në arkat e Chelsea, për 23-vjeçarin gjerman, i cili vetëm pak kohë më parë konsiderohej si një ndër talentet më të mëdha të momentit. /albeu.com