Bayern e Inter në “garë” për Thuram, Manchester United i “parakalon” në momentin e fundit

Që prej fundit të nëntorit, Manchester United është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, është i impresionuar me cilësitë e lojës së francezit, Marcus Thuram dhe dëshiron ta ketë atë në ekipin e tij.

Bayern Munich dhe Inter gjithashtu pretendojnë të nënshkruajnë lojtarin, megjithatë, të dy klubet llogaritën një nënshkrimin pa pagesë të Thuram në verën e këtij viti pas skadimit të kontratës me Borussia Mönchengladbach.

Manchester United po përpiqet të negociojë transferimin e lojtarit që në janar dhe është gati të paguajë 15 milionë eurot që Borussia kërkon për lojtarin. /albeu.com