Për analistin Baton Haxhiu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndikuar në vendimin e Britanisë së Madhe për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Komentet Haxhiu ka bërë në një intervistë për “Euroneës Albania”, ku shprehet SHBA-të janë aleati i madh i Britanisë së Madhe dhe i kanë kërkuar që të vendosin sanksione ndaj Berishës.
Sipas tij, SHBA-të nuk arritën suksesin që të shkëputet elektoratin demokrat nga Berisha pas shpalljes ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit, në maj të vitit 2021.
“Shtetet e Bashkimit të Amerikës, si duket nuk kanë sukses të bindin foltoren dhe foltoret se diçka serioze po ndodh në politikën shqiptare dhe nuk e durojnë ata që do të bëhen për vendimin që më shumë.
Me siguri, nuk e kanë gjetur sipërfaqen evropiane apo të shteteve evropiane mjaftueshëm për ta përkrahur idenë e tyre, për arsye se si konceptet evropiane e kanë të vështirë termin ‘non grata’.
Dhe e kanë gjetur Britaninë sidomos për faktin se ajo është jashtë Komunitetit Evropian. Britania është e vjetër e Madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo është një goditje e cila me siguri është kërkuar nga aleati i madh, shteti i saj në Amerikë”, sipas Haxhiut.
Sali Berisha deklaroi këtë të premte se është ndaluar hyrja në territorin e Britanisë së Madhe. Sipas tij, vendimi është në vazhdën e shpifjeve të sponsorizuara nga Soros.