Bashkudhëheqësi i Netflix-it jep dorëheqjen

Reed Hastings ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si bashkëudhëheqës i Netflix-it.

Për pasojë kopmania e transmetimit të filmave, serialeve dhe dokumentareve online do të drejtohet nga Ted Sarandos dhe Greg Peters, të dy në pozita të larta ekzekutive.

Largimi i Reed Hastings vjen në një kohë ku numri i abonentëve në Netflix ka njohur një rritje marramendëse.
Gjatë 2022-it Netflix-it i i janë shtuar shtatë milionë përdorues të rinj, disa herë më shumë sesa e kanë parashikuar analistët.

“Viti 2022 ka qenë i vështirë, me një fillim të vrazhdë, por përfundim të ndritshëm”, ka thënë kompania përmes një deklarate.

/albeu.com/