Bashkëpunim mes universitetit të Gjirokastrës dhe të Janinës, Kushi: Do të sjellë zhvillim social dhe ekonomik

Ministrja e Arsimit, Sportit, Evis Kushi në një postim në rrjetin social “facebook” ka lajmëruar nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes universitetit të Gjirokastrës dhe univesrsitetit të Janinës.

Marrëveshja përmban modernizimin e programeve universitare, shkëmbimi i studentëve dhe pedagogëve si dhe pjesëmarrje në programe të përbashkëta ndërkombëtare.

Kushi tha se ky bashkëpunim do të ndikonte në zhvillimin social dhe ekonomik të Gjirokastrës.

Postimi i Plotë:

Universiteti i Gjirokastrës në rrugën e ndërkombëtarizimit 

Sot u nënshkrua Protokolli i Bashkëpunimit midis Universitetit “Eqrem Çabej” dhe Universitetit të Janinës, i cili do të nxisë modernizimin e programeve universitare, punën kërkimore shkencore, shkëmbimin e studentëve dhe pedagogëve, si dhe pjesëmarrjen në programe të përbashkëta evropiane dhe ndërkombëtare.

Besim plotë që ky bashkëpunim do të sjellë jo vetëm zhvillim akademik e universitar/albeu.com


Shtuar 13.04.2022 16:41