Bashkëpunëtor në atentatin në Don Bosko, Nikoll Sherrniku: S’kam dijeni për ngjarjen

Ditën e djeshme, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 28-vjeçarin Nikoll Sherrniku, i cili u arrestua për ngjarjen e 12 shkurtit ku u qëllua me armë në drejtim të lokalit të Fation Muratit.

Mimoza Paja, e cila punonte si banakiere në lokal mbeti vitkimë, ndërsa 5 persona të tjerë u plagosën. Sherrniku është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por ka mohuar të ketë dijeni për atentatin.

Ai akuzohet nga prokuroria si personi që ka sigurtuar target e vendosura në makinën që u përdor në atentatin e “Don Boskos”. Pavarësisht deklaratës, policia e prokuroria thonë se ka prova të forta që e implikojnë atë dhe se targat në Gjermani janë marrë para gushtit 2022, kur u arrestua në Kune të Lezhës.

Nga veprimet hetimore, hetuesit kanë dyshime se targat gjermane janë provizore dhe 28-vjeçari Sherrniku i kishte pasur në një automjet të blerë në Gjermani në 2020-ën.

Kjo makinë me targa provizore ka hyrë në vendin tonë nga 28-vjeçari duke e sjellë nga Kosova përmes pikës kufitare të Morinës. Makina rezultonte e regjistruar në emër të tij.
Sherrniku është vetëdorëzuar në dhjetor të 2020 dhe ndodhet në burg prej asaj kohe, pasi akuzohet se i ka dhënë makinën Brilant Martinajt në vrasjen e efektivit të policë Xhulio Prela.

/Albeu.com/