Basha uron 8 Marsin: Pa gra të forta, nuk ka Shqipëri të fortë

Ndërsa e gjithë kupola drejtuese e Partisë Demokratike ka kërkuar shkarkimin e tij, kreu demokrat Lulzim Basha, ka reaguar në Facebook përmes një videoje, por jo për këtë çështje.

Basha ka postuar një video me gratë mbështetëse të PD-së, ku thotë se pa gra të forta nuk ka Shqipëri të fortë.

“Pa gra të forta, nuk ka një Shqipëri të fortë dhe më të mirë.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas të gjitha grave shqiptare!”, shkruan Basha./albeu.com


Shtuar 8.03.2022 17:01