Basha: Të rinjtë janë lënë pas dore, koha që pushtetarët të japin llogari

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të diel një tkaim me të rinjtë e qytetit të kamzës.

Gjatë fjalës së tij drejtuar të rinjve, Basha theksoi se të rintë shqiptarë treguan në 14 maj se janë lënë pas dore, dhe këtë e teguan me mos pjesëmarrjen në zgjedhje.

Sipas tij ka ardhur koha që pushtetarët dhe qeveritarët të japin llogari para qytetarëve.

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin e radhës me qytetarët, është ndalur në Kamëz.

Qytetarët, rinia duhet të bëhet pjesë e vendimmarrjes politike. Duhet të shohim se cilat janë hapat që duhet të hedhim, që të folurin me bojkot ta ndryshojmë. Më 14 maj spikati mungesa e të rinjve. Jemi në një plagë të hapur prej kohësh që dhimbjen e bën edhe më keq vallja që hedh kundërshtari ynë politik. Kauza jonë është kombëtare dhe para se të drejtojmë gishtin tek manipulimet zgjedhore dhe bishtat e kësaj qeverie duhet ta drejtojmë edhe nga vetja jonë”, tha Basha, duke shtuar se për zgjidhjen e problemeve duhet një zgjidhje realiste dhe jopopuliste.


Shtuar 4.06.2023 19:28