Basha te berberi mesazh për Manjën: Dëgjoje se ishe i shqetësuar për leshtë e mi

Pas debatit në Kuvend me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, me akuza të ndërsjella midis tyre, Lulzim Basha i ka dhënë sot një tjetër mesazh ministrit.

Teksa ka qenë duke prerë flokët, Basha ka publikuar mesazhin e berberit, i cili i kërkon Manjës që mos të vjedhë zanatin, pasi qytetarët tashmë i ka vjedhur.

Basha: Elsi, berberi im, ka një mesazh për Ulsi Manjën që është i shqetësuar për leshtë e mi

‘Jam berber Elsi, Mirë që po na vidhni nga fondet nga politika por doni me na vjedh edhe zanotin!’- u shpreh Elsi. (Qesh me të madhe Basha)

Basha: Ça boni kshu mer! Ulsi nigjoje se desha me të thonë atë ditë ke prirje për berber por as për bereber nuk bën!

 


Shtuar 11.05.2024 14:51

Tags: ,