Basha takim me qytetarët në Krujë: Të ardhurat e shqiptarëve janë më të ulëtat në Europë, në raport me çmimet

Kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar qytetarë dhe sipërmarrës në qytetin e Krujës, ku ka thënë se shumica e familjeve krutane po përballen me gjendjen e vështirë.

Basha shkruan në një postim në rrjetet sociale se të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet janë më të ulëtat në Europë.

“Kënaqësi të takoja e bisedoja paradite me qytetarë dhe me sipërmarrës në Krujë.

Folëm për situatën ekonomike dhe gjendjen e vështirë me të cilën po përballet shumica e familjeve krutane.
Sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet janë më të ulëtat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta.
Ne do jemi tërësisht në shërbim të njerëzve, që t’i ndihmojmë gjithë familjet shqiptare të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm!”, deklaron Basha.


Shtuar 23.09.2023 12:38

Tags: ,