Basha: Si baba dhe si demokrat, Berishës nuk ia fal kurrë këtë që ka bërë

Kreu demokrat Lulzim Basha ka shprehur se Sali Berishës, në nivel personal, si demokrat dhe si baba i dy fëmijëve, nuk do ta falë kurrë për veprimet e tij të fundit.

“Nuk prodhoi asgjë dje, sot mori një akt që kujtoi skenat e harruara nga pjesa më e hidhur e politikës së tij, nga një vit i mbrapshtë. Asnjë demokrat, as anëtarët e këshillit kombëtar të cilët dje refuzuan thirrjet për bojkot ishin të pranishëm votuan dhe vendosën. Me 18 dhjetor asnjë demokrat nuk do ti nënshtrohet asnjë presioni dhe do jetë një proces politik shprese e vërtetësie, që ka në themel interesat e shqiptarëve. Është i destinuar të përfundojë, regjimi do të mposhtet, me një parti në krah të shqiptarëve dhe SHBA. Është shprehur qartë dhe ditë më parë mbështetja për të çarë perden e dëshpërimit për të mposhtur

Nuk ka çfarë u ofron më shumë shqiptarëve, në vend se të merremi me përmbytjet dhe ata që nuk kanë ngrohje në shtëpi apo 50% të shqiptare që nuk shtrojnë dot një vakt apo që nuk paguajnë dot faturat, duhet të merremi me tollovinë e Berishës dhe këtë në nivel personal nuk ia fal kurrë, si një shqiptar, demokrat dhe baba i dy fëmijëve. Është tub oksigjeni i Edi Ramës dhe pengesë serioze për opozitarizmin”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 13.12.2021 16:52