Basha prezanton Luan Hakën: Do e votojë çdo dibran që ja do të mirën qytetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi sot në Dibër kandidatin për kryebashkiak në zgjedhjet e pjesshme lokale të këtij qyteti.

Basha tha gjatë fjalës së tij se Luan Haka është kandidati më i mirë për Dibrën.

Sipas Bashës dibranët do të votojnë Partisë Demokratike pasi nuk bien pre e sajesave të Sali Berishës.

“Vjen para jush si një njeri i sprovuar. Jam i bindur se me Luan Hakën, çdo dibran që ia do të mirën Dibrës voton Luan Hakën. Kudo ku po zhvillohen këto zgjedhje askush nuk po bie pre e marifeteve të reja dhe të vjetra. Dibranët nuk janë në shitje, as nuk gënjehen. Ka një PD, dhe do të jetë me votën e dibranëve kryetari i bashkisë së Dibrës më 6 mars.

Ditë për ditë të vërteta po dalin në pah. Në këtë ditë të të vërtetës, nuk do ta ketë të lehtë edhe shkaktari i emigracionit masiv të të rinjve dibranë. Para 8 vitesh erdhi në pushtet me premtime të jashtëzakonshme, por sot është në histori kryetari i qeverisë më harbute”, tha Basha.

Sakaq, gatë fjalës së tij Luan Haka premtoi se do të jetë në shërbim të qytetarëve dibranë. Sipas Hakës, nuk ka garë mes demokratëve, duke theksuar se beteja është vetëm me Edi Ramën./albeu.com/

Shtuar 23.02.2022 11:59