Basha për incineratorët: Rama të heqë dorë nga presioni ndaj SPAK (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të mos ushtrojë presion ndaj SPAK lidhur me aferën 430 mln euro të incineratorëve.

Në një konferencë për mediat me përfaqësuesit e PD-së në komisionin hetimor, Basha tha afera ka ndodhur në sy të Ramës, paçka se kërkon ti shmanget përgjegjësisë.

“Vjen era vjedhje”, Basha: Një amvisë sheh tre dyqane për një tenxhere, qeveria 17 procedura brenda ditës për incineratorët
Basha: Po si u ngjyeka gishti pas shpinës së kryeministrit? Këto akte kanë ndodhur para syve të tij se vendimet merren nga ai. Faktet janë në dritë të diellit dhe java e parë i ka provuar të gjitha denoncimet e PD-së ku shqiptarëve iu janë vjedhur 430 mln euro për mafien e djegies së plehrave. I bëj thirrje Ramës të heq dore nga presioni që i bën SPAK dhe lejoje që të bëjë të gjithë hetimet përfshirë edhe prangosjes së atyre që janë në rrezik arratisje si Zoto e Gullgla dhe të prishin provat. I bëj thirrje SPAK mos u intimido nga presioni i Ramës, paguhesh nga taksat e shqiptarëve për të zbatuar ligjin dhe për të çuar para drejtësisë politikanët e korruptuar.

Basha shtoi se 3 prej anëtarëve të PS-së në Komisionin Hetimor për Inceneratorët janë në konflikt interesi në atë pozicion.

Basha: Kanë frikë nga e vërteta. Një pjesë e mirë e tyre thonë që e kanë bërë por nuk e dinë se e kanë bërë. Paratë që me letra i kanë marrë ata, nuk i kanë marrë. Që nga ai që tha se 9 mln lekë nuk i kam parë me sy. Dhe ata që mes lotëve belbëzonin gjëra që nuk kishin kuptim. Kjo është arsyeja pse u mbyll komisioni javën e kaluar.

Anëtarët e PS-së bënë zhurmuesin dhe kanë penguar anëtarët e komisionit për inceneratorëve. Janë njerëz të thejshtë që të vendosur përpara të vërtetës së dhimbshme, kanë frikë të tregojnë të vërtetën. Të vërtetat që klëta dinë është se kanë firmosur letra shtetërore.

Që të mos të tregojnë këto fakte, kolegët socialistë të anëtarëve të PD-së në këtë komision, morën përsipër ardhjen e tyre me vonesë në komision, dhe kur vjen ndokush bëjnë zhurmuesin. Të paktën 3 nga anëtarët e PS-së në komision janë në konflikt interesi pasi janë të përfshirë në etapa të ndryshme në aferën e inceneratorëve. Edhe sikur kjo të mos ishte fare një investim me përfshirjen e shtetit, edhe privati do të shihte 3 vende për ofertën më të mirë për inceneratorët. Deri përpara dy vjetësh, ishin denoncimet tona.


Shtuar 20.02.2022 13:39