Basha: Pas 8 vitesh, Rama më në fund e pranoi se qeveria e tij është e korruptuar

Kreu i PD-së Lulzim Basha, përmes një postimi në Tëitter ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama që tha se, 70% e tenderave të dhënë kanë probleme ndërsa prezantoi paketën e re të prokurimit publik.

Basha shkruan se më në fund, pas 8 vitesh në pushtet, Rama e pranoi se qeveria e tij është e korruptuar.

Basha në Twitter:

“Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se PESHKU QELBET NGA KOKA!”


Shtuar 13.07.2021 12:23