Kanë dalë rezultatet e para nga numërimi i votave në Rrogozhinë. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ në këtë bashki janë numërtuar 5 qendra votimi nga 53 në total.
Kandidati i Partisë Demokratike, Ferdinand Saraçi ka marrë 251 vota, ai i Partisë Socialiste, Edison Memolla 606, ndërsa i “Shtëpisë së Lirisë”, 236.
Gara deri më tani kryesohet kështu nga kandidati socialist, ndjekur nga ai i Partisë Demokratike dhe i treti kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”.
Procesi i numërimit në Rrogozhinë nisi pak minuta më parë. Pritet që rezultati final të publikohet mëngjesin e nesërm.