Basha nga Dibra: Berisha ka bërë shumë e ka marrë shumë nga PD, por nuk ja zgjidhëm dot hallin (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sulmuar nga Dibra ish-kryeministrin Berisha, gjatë një takimi që po zhvillon me demokratët atje.

Basha ritheksoi edhe njëherë se shpallja non grata ishte vendim i Shteteve të Bashkuara, që ata as mund ta ndikonin dhe as ndalonin.

Ai shtoi se u mundua të gjente një gjuhë të përbashkët me Berishën për zgjidhjen e çështjes së tij, por në fund sipas Bashës, Berisha zgjodhi hallin personal ndërsa ai vetë Partinë Demokratike.

“Ne nuk kishim në dorë asgjë, në vendimin e aleatit tonë strategjik. As mund ta ndikonim, as mund ta ndalonim. Shpallja non grata e Sali Berishës, është një vendim që është marrë nga aleati jonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju e dini se për muaj me radhë unë kam punuar me të dhe me partnerët tanë strategjik për të gjetur një zgjidhje pikërisht, për t’ia hequr këtë luks Edi Ramës. Por në fund, njeriu që me të vërtet ka bërë shumë për këtë parti, por dhe ka marrë shumë nga kjo parti, vendosi interesin e tij personal mbi interesat e demokratëve dhe ç’është më e keqja mbi interesat e të gjithë shqiptarëve.

Kjo është e vërteta e qartë dhe e qëruar, gjithçka tjetër është gënjeshtër e sido që të serviret, prapë gënjeshtër ngelet.

Ndaj dhe PD në këto ditë të vështira u vendos përpara dy mundësive, të mbetemi peng e një lufte të brendshme të nisur nga një njeri për interesat e tij personale”, deklaroi Basha./albeu.com/


Shtuar 29.12.2021 15:35