Kreu i PD-së Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook ka ndarë foto nga takimi i tij në disa njësi në Tiranë.
Në postim Basha shkruan se, nga beteja e 25 prillit PD dhe demokratët kanë dalë më të bashkuar dhe se lufta për të mbrojtur demokracinë dhe për të arritur ndryshimin e penguar do të vazdojë.
“Nga kjo betejë ne dolëm më të bashkuar, më të fortë dhe me një madhështi morale që vjen nga forca e njerëzve që luftojnë për kauzën e drejtë, luftojnë për ideale të drejta, luftojnë për Shqipërinë, luftojnë për shqiptarët. Ne jemi më të vendosur se kurrë, për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë të gjithë bashkë ndryshimin që u pengua, vetëm përkohësisht, në 25 prill”, tha Basha./albeu.com