Basha mbërrin në Kuvend, zbulon arsyen pse nuk ishte në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së

Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk mori pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar, por ka mbërritur në Kuvend. Ai ka folur para gazetarëve ku ka treguar arsyen e mungesës së tij.

“Unë do punoj që PD të bashkohet rreth vlerave të jetë alternativë dhe që të jetë e tillë, të punoj për njerëzit, te tejkaloje interesat personale, por jo të heq dorë nga demokratët. PD duhet të kthehet në një shpresë për shqiptarët, alternativë për njerëzit, nuk mund të jetë pa ndërkombëtaret.

Sa herë që t’i shërbej Grupit Parlamentar dhe jo kur i shërben presonit indirekt se një nga arsyet e aktit tim ka qenë tejkalimi i interesave personale për ti dhënë mundësinë çdo forume që të vendosin jo në preson, ndaj edhe sot për t’i dhënë mundësinë lirisht, nuk mora pjesë në mbledhje, kishte gjasa të shkonte në konfrontim”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 31.03.2022 12:28