Basha i përgjigjet Berishës: Voto vetingun në politikë të tregojmë kush është peng e kush jo

Lulzim Basha i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit e cilësoi peng të Ramës që nëse e lëshon do të dënohet deri më 12 vite burg pasi ka dosje kriminale.

Basha ka sfiduar Berishën duke i kërkuar që të votojë vetingun për politikanët, për të parë më pas sipas tij, se kush është peng dhe kush jo.

“Ka vetëm një rrugë që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët dhe familjarët e tyre.

Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë. Kjo është rruga e vetme për të çliruar pengjet, luftuar korrupsionin dhe pastruar politikën”, shprehet Basha në një reagim në Tëitter.


Shtuar 28.07.2023 15:14