Basha i hap sfidë Berishës me Kuvendin e 18 dhjetorit: Do të bëhet më mirë!

Kryetari i PD Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, ku kanë nisur përgatitjen për Kuvendin që do të mbahet të shtunën, në të njëjtën ditë kur PD e Berishës hedh në referendum shkarkimin e kreut të PD-së.

Teksa foli shkurtimisht me gazetarët, Basha hodhi sytë nga qielli, për të thënë se sot ishte një kohë e mirë, me diell, dhe se ditë më të mira do të vijnë.

“Është një ditë e bukur sot, më mirë do të bëhet”, tha Basha. /albeu.com/

 

 


Shtuar 13.12.2021 11:22