Basha humbi zgjedhjet për herë të gjashtë, reagon Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur për herë të parë pas humbjes së gjashtë radhazi të Partisë Demokratike.

Gjatë një deklarate për mediat, ai u shpreh se nuk mund të dilet në konkluzione të shpejta, pa një analizë të thellë.

“Cilido që del në konkluzione pa ju nënshtruar këtij procesi nënkupton që nuk vendos të parin interesin e PD. Si sekretar i përgjithshëm i DP kam zgjedhur të shprehem në institucione, do shprehem kur të mblidhet kryesia e partisë dhe sigurisht këto i kam shfrytëzuar për analizë, për reflektim që qëndrimi që duhet të mbajë kryesia të jetë në shërbim ët demokratëve dhe PD.

Nëse e gjithë gjendja që ndodhet sot PD, pavarësisht qëndrimeve tona dhe ku jemi pozicionuar ëshët nëj gjendje që e ka dëmtuar dhe po e dëmton PD. Procesi i analizës dhe reflektimit duhet të jetë serioze. Nuk duhet të jetë çështje karrigesh por është çështje përgjegjësie në raport me demokratët”, tha Bardhi./albeu.com/


Shtuar 10.03.2022 12:32