Basha: Gjysma e qeverisë është e përfshirë në aferën e inceneratorëve

Pas daljes nga seanca në Kuvend, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka folur për mediat sërish në lidhje me aferën e inceneratoreve.

Basha është shprehur se gjysma e qeverisë Rama është e implikuar në këtë skandal dhe se ministrat po presin radhën se kur do të jetë kurbani i radhës.

“A mund të ndodhnin edhe 1/10 e këtyre pa u përfshirë edhe vetë Edi Rama. Kush ka ngjyer gishtin pas shpinës së qeverisë. Para fytyrës së qytetarëve janë akoma imazhet e denoncimit në prokurori, Rama mblodhi grupin parlamentar dhe e çoi te Inceneratori. Pse? Mjafton që mesazhet që Edi Rama dha nga Inceneratori i Elbasanit. Ky komision po provon si ka funksionuar ngritja e kësaj skeme. Esenciale janë disa element të padëgjuara më parë. Si fakti i 17 akteve zyrtare brenda disa ditëve. Edi Rama dhe ministrat të shpjegojnë si përgatitën VKM brenda 8 orësh dhe të shpallnin fitues. Disa ministra presin se ku do të bjerë gishti i kurbanit të radhës. A mund të ndodhnin këto pa miratimin Edi Ramës. E dyta është një ndarje domethënëse në tre grupe. Grupi i parë është opinioni publik që janë shqiptarët.

Sa herë që vijnë dëshmitarët aty dhe mundohen të pengojnë marrjen në pyetje duke sulmuar anëtarët e PD. Duke pamundësuar ardhjen e disa prej dëshmitarëve të thirrur me lloj lloj sebepesh. Opinioni publik është informuar që kjo është një skemë e strukturuar. Këta njerëz që kanë boshatisur llogaritë e tyre nuk janë pronarët e vërtetë. Por politikanët që fshihen pas tyre. Koka është bishti. Është gjysma e kabinetit dhe pa dyshim kreu i qeverisë”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 17.02.2022 13:14