Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas rezultatit negativ në zgjedhje.
Basha tha se pret të përfundojë numërimi, por sipas tij, këto zgjedhje ishin një anomali e anomalisë.
“Këto zgjedhje ishin një anomali. Mendoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve e ka kuptuar më qartë nevojën për një reformë të thellë dhe nuk morën pjesë në zgjedhje”, deklaroi Basha.
PD është renditur e treta në dy bashki ku ka përfunduar numërimi, dhe e dyta në Rrogozhinë./albeu.com/