Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, ka marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Këshillin e Europës, ku kishin takim me sekretaren e Komisionit të Venecias.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha bën me dije se ky takim i ka dhënë mundësinë të shtroja për diskutim disa çështje të rëndësishme, mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Basha thotë se nevoja për të çuar përpara vettingun në politikë, kriza kushtetuese e nxitur nga mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka, si dhe arrestimi i deputetitErvin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, janë çështje që meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe Këshillit të Europës.
Postimi i Bashës:
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Këshillin e Europës. Seanca me Sekretaren e Komisionit të Venecias në këtë takim më dha mundësinë të shtroja për diskutim disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit.
Nevoja për të çuar përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca por i mbështetur në parim nga Komisioni i Venecias; kriza kushtetuese e nxitur nga mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka, si dhe arrestimi i deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit anti-mafia, janë çështje që meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE, për forcuar përpjekjet e përbashkëta në lidhje me sfidat me të cilat përballen shteti i së drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia funksionale në Shqipëri.