Basha: Dorëheqja ime do të ishte akt burracak, frikacak dhe egoist

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ftuar emisionin “Radari Informativ” në ABC tha se dorëheqja e tij në këtë moment do të ishte akt burracak, frikacak dhe egoist.

Sipas Bashës, një kryetar të japë dorëheqjen duhet të humbë një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Detyra ime jo vetëm si kryetar i opozitës por edhe si brez i ri në politikë është të flas për fundin e tranzicionit. Ky mentalitet duhet të marrë fund. Jam i bindur që një kryetar që jep dorëheqjen nuk duhet të garojë më. Sepse kur jep dorëheqjen nuk është një fjalë goje. Kthimi prapë është akt mashtrimi publik. Dorëheqje pa kthim po. Statutin nuk e vendos unë por Kuvendi. Kuvendi ka vendosur që kjo të mos jetë në statut. Mendimi im është ky. Një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet të humbë një kryetar që të duhet të japë dorëheqjen.

Nëse ka zgjedhje të lira dhe të ndershme apo nëse je vetë në qeveri dhe i humb ato zgjedhje pa diskutim duhet të japësh dorëheqjen. Zgjedhjet nuk i jep tregu, lagja, të rinjtë që largohen nga vendi, dëshpërimi, kriza ekonomike. Kur në raportin e ODHIR thuhet se shteti nuk garanton lirinë e votës a mund të flasim për zgjedhje të lira. Është drama për të cilën sot po paguajnë faturën familjet shqiptare. Me këtë përgjegjësi po ju them sot se nëse nuk do kisha konstatuar masakrën zgjedhore, vendimi im do ishte dorëheqja, Në kushtet ku jemi ne dorëheqja do ishte akt burracak, frikacak dhe egosit”, tha Berisha./albeu.com

 

 


Shtuar 30.11.2021 20:02