Kryetari i Partisë Demokratike thotë se është i vendosur që ta çojë betejën e ndryshimit deri në fund, dhe se nga gërmadhat e PD-së do të ndërtojë shpresën.
Nuk është një beteje midis një grupi huliganësh që Sali Berisha i solli për të pushtuar selinë e PD-së. është fillimi i një beteje midis tranizcionit, të shkuarës dhe të ardhmes. Qeverisja normale mund të burojë vetëm nga politika normale dhe njerëzit normale. Nga njerëz që politikën e shohin si shërbim dhe kemi shumë të tillë në PD dhe në politikën shqiptare. Në këtë rrugëtim që nuk mund të ketë kurrë shumicën e shqiptarëve nën këmbët e trekëndëshit të Bermudës. Nuk ka moment me të thellë të kontrastit për të thënë këtë sot. Do ta çoj deri në fund betejën që kemi nisur për ndryshim që është ndalur nga masakra zgjedhore e 25 prillit. Ditë për ditë ‘tullë pas tulle’ të ndërtojmë në këto gërmadha që kjo shpresë të rritet. Ky nuk është një mision i lehtë! Do largojmë këtë kastë 30-vjeçare. tha Basha. /albeu.com/